Banorët e Kamzës protestojnë sërish për situatën e krijuar nga mbetjet që digjen pranë banesave të tyre.
Protestuesit kanë marshuar drejt Bashkisë së Kamzës, ku një përfaqësi kërkoi takim me Kryebashkiakun Xhelal Mziu.
Por Kryebashkiaku Mziu refuzoi të bisedonte me përfaqësuesit e banorëve, duke pretenduar se njëri prej tyre nuk ishte banor i Kamzës dhe i përkiste Partisë Socialiste.
Mziu thotë se zona ku hidhen mbetjete urbane është problem, por konform ligjit.
Protestuesit shprehen të vendosur të vijojnë protestat, deri në zgjidhjen e kësaj situate.
Tv Klan