Report TV - Tiranë, konflikt mes të rinjve 22-vjeçari vritet për një celular

Report TV 2017-08-01

Views 1

TIRANË- Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thikë në orët e vona të natës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 e mbrëmjes së djeshme, ku pranë stadiumit "Selman Stërmasi", pas një sherri me dy grupesh të rinjsh, ku janë përdorur armë të ftohta, thikë, ka mbetur i plagosur rëndë, 22- vjeçari Marvi Mihali.

I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona. Mësohet se sherri i cili i ka marrë jetën të riut ka nisur pas një konflikti për një aparat celular që viktima i kishte blerë 19- vjeçarit Dejvi Bitraj, kushëri me autorin e krimit, me të cilin është konfliktuar fillimisht. Mihali ka kërkuar t'i ktheheshin paratë pasi telefonit nuk i punonte karikuesi dhe disa aplikacione, por Bitraj ka refuzuar duke iu përgjigjur se telefonin ia kishte shitur në rregull.

Për t'i ardhur në ndihmë, ai njofton kushërinjtë e tij Eugen Bitraj, 24 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç, të cilët dhunojnë dhe qëllojnë disa herë me thikë Marzi Mihalin.

Share This Video


Download

  
Report form