Vrasja e Renato Omerit në Vlorë, asnjë nga dëshmitë nuk shërben për zbardhjen e krimit

RTV KLAN 2017-08-01

Views 15

Policia e Vlorës nuk ka mundur të marrë ende një dëshmi të qartë të personit, i cili ka qenë në shoqërinë e Renato Omerit natën e vrasjes së tij. Ai mësohet se ka marrëdhënie shoqërore me viktimën, por me dëshminë e tij nuk i ka ndihmuar hetuesit.

Ai ka qenë në gjendje shoku në momentin kur grupi hetimor ka shkuar për t?i marrë deponimin. Ai ka sqaruar se nuk mban mend shumë gjera, pasi çdo gjë ndodhi shumë shpejt.

Atentatori i është afruar ngadalë duke qëlluar 6 herë më pistoletë. Pas këtij momenti ai është larguar nga tavolina ku e lokalit ku ishin ulur të dy.

Megjithatë policia pritet ta rimarrë përsëri në pyetje në një moment të dytë për të plotësuar dëshminë pasi konsiderohet një nga dëshmitarët kyç. Policia shoqëroi 10 persona, por pas deklarimeve të marra ata u lanë të lirë.

Ndërsa blutë vazhdojnë hetimin për këtë rast ku pista kryesore është ajo një zinxhiri atentatesh të organizuara ndaj 37-vjeçarit Renato Omeri.

Sipas burimeve të Tv Klan atentati i të dielës ishte i treti ndaj viktimës. Dy muaj më parë ai i kishte shpëtuar vrasjes në një kazino në qytetit e Vlorës, ngjarje cila nuk u bë publike. Rasti më i bujshëm është ai i ndodhur me 21 dhjetor të vitit 2015 ne afërsi të Torres në Durrës.

Në këtë ngjarje mbeten të vrarë Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, nip i Renato Omerit. Burime sqarojnë se edhe ne këtë rast shënjestër e atentatit me dy viktima, ka qenë pikërisht 37 ?vjeçari, baba i tre fëmijëve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS