Punimet për rehabilitimin e varrezave të sharrës janë drejt fundit. kryebashkiaku Veliaj teksa pa nga afër investimin u ndal tek rëndësia e varrezave murale.
?Sot kemi bërë progres edhe me një projekt, për të cilin është folur shumë, por nuk është bërë asgjë, siç janë varrezat murale. Unë besoj se qyteti duhet të ketë një harmoni kur respekton dinjitetin e atyre që nuk jetojnë më, por sigurisht edhe dinjitetin e të gjallëve që jetojnë dhe që kanë nevojë për shërbime publike. Ndaj ky është një projekt që i ka bashkuar të dyja këto nocione?,
Përmirësimi i infrastruktures ne zonën e kombinatit është pjesë e projektit.
?Po punojmë për pjesën e varrezave, ndërkohë edhe dy akset kryesore, rruga nga Ndroqi-Tiranë, segmenti Vaqarr-Kombinat, është thuajse në përfundim, po ashtu edhe Rr. ?Lek Zaharija? që lidh një pjesë të madhe të zonave rurale, përreth Kombinatit për 6 mijë banorë. Për herë të parë në këtë zonë po investojmë si duhet, me kanalizime, ndriçim, trotuare etj?.
Sipas materialit te dërguar nga zyra e shtypit ne bashkinë e Tiranës, mungesa e vendeve për varre i përket të shkuarës.
Tv Klan