Ora News – Sejko: Rritja ekonomike ka qenë disi më e lartë se parashikimet tona

Ora News Lajme 2017-08-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijon trendi rritës i ekonomisë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë teksa ka publikuar raportin e tremujorit të dytë, thekoi se ekonomia shqiptare po i afrohet nivelit potencial duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe pritshmëritë. Nëse rritja ekonomike do të vijojë, Sejko tha se ketrijohen kushtet për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018.
Ekonomia shqiptare edhe përgjatë tremujorit të dytë ka pësuar rritje duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko teksa bëri me dije të dhënat e raportit të tremujorit të dytë tha se ekonomia po i afrohet gradualisht nivelit potencial e kjo do të reflekohet në rritje të pagave.
Sejko: Ekonomia shqiptare vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Kjo ecuri është ndihmuar nga përmirësimi i mjedisit të jashtëm, nga rritja e besimit në ekonomi si dhe nga një mjedis financiar i brendshëm stimulues i karakterizuar nga norma të ulëta interesi dhe nga prime të reduktuara inflacioni. Ndërkohë inflacioni mesatar i tremujorit të dytë ka shënuar rënie nga vlera e regjistruar në tremujorin e parë të këtij viti.
Të dhënat e raportit të tremujorit të dytë flasin për një ecuri të moderuar të kredisë kjo sipas Guvernatorit Sejko pasqyron kërkesën e dobët për kredi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-rritja-ekonomike-ka-qene-disi-me-e-larte-se-parashikimet-tona/

Share This Video


Download

  
Report form