Edhe gjatë lidhjes telefonike me Report Tv, kryeplaku i fshatit theksoi se flakët po u rrezikonin jetën atij dhe zjarrfikësve, pasi favorizohet nga era.
?Zjarrfikësit vijojnë punën për mbi tre orë. Situata është jashtë kontrollit. Tani po fryn edhe erë dhe flakët po përhapen me shpejtësi.
Njerëzit nuk rrezikohen nga zjarri, zjarrfikësja po bën cdo gjë, por është shumë e vështirë që të fiket zjarri. Janë 150 ha me pisha që janë djegur. Nuk besoj të ketë viktima, pasi i kemi numëruar banorët e fshatit. Ika unë se po më afrohen flakët? tha Riza Carku.