Kanë nguruar vetëm 1 ditë drejtorët e spitaleve rajonale, që pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama të reagojnë duke depozituar dorëheqjet e tyre.
Pavarësisht se ligji e parashikon që për emërimet, largimet apo pranimin ose jo të dorëheqjeve vendos titullari i institucionit, Ministri i Shëndetësisë, më shumë se gjysma e drejtorëve që iu kërkua të dorëhiqen e kanë ndërmarrë këtë akt, duke e depozituar kërkesën pranë Zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Kjo dhe për faktin se ministrat teknikë, sipas marrëveshjes Rama - Basha, kanë kompetenca shumë të kufizuara.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk japen emrat e drejtorëve që kanë dorëzuar kërkesat për dorëheqjet ndërsa pohohet fakti se janë afro 70% e tyre.
Në datën 31 Korrik në një mbledhje të thirrur në Kryeministri, kreu i qeverisë Rama iu kërkoi të gjithë drejtorëve rajonal të dorëhiqen, pasi sipas tij, nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre, nga ky urdhër u përjashtuan vetëm drejtuesit e QSUT, spitalit Shefqet Ndoqi dhe atij të Traumës, të tre spitale të kryeqytetit.
Tv Klan