Ora News - Ministri Demiraj 40 minuta në zyrën e Ilir Metës, raporton për zjarret

Ora News Lajme 2017-08-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nje ditë pasi i cilësoi zjarrvëniet e qëllimshme si rrezik për sigurinë komëbtare, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka takuar presidentin Ilir Meta, të cilin e ka njohur me situatën në vend. Demiraj ka raportuar për 40 minuta për situatën në vend, vatrat e reja të zjarrit dhe masat e ndërmarra në kohë.
Sipas njoftimit të presidencës, kreu i shtetit është interesua për masat e marra nga autoritete përgjegjëse, për përballimin e kësaj gjendjeje të vështirë, ndërsa i ka bërë thirrje institucionalisht të gjithë autoritetet qendrore e vendore të vazhdojnë përpjekjet dhe komunikimin intensiv mes tyre, për koordinimin në kohë dhe me efektshmërinë e duhur të marrjes së masave, për t?u ardhur në ndihmë zonave dhe qytetarëve të prekur nga zjarret.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/demiraj-40-minuta-ne-zyren-e-ilir-metes-raporton-per-zjarret/

Share This Video


Download

  
Report form