Temperaturat e nxehta, zjarr-vëniet e qëllimshme në vend kanë shkaktuar me qindra vatra zjarri të cilat ministrisë së Mbrojtjes i kanë kushtuar deri më sot për ti shuar 30 milion lekë.
Këtë bilanc e bëri ministrja Mimi Kodheli, e cila bëri po ashtu apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe në hedhjen e një cigareje e cila mund të shkaktoj situate të pakontrollueshme.
Kodheli: Operacionet për shuarjen e flakëve kushtuan 30 mln lekë
?Muaji korrik ka qenë një ndër më të nxehtit, forcat ushtarake kanë zhvilluar aksione në 9 qarqe nga 12 që ka vendi, dhe janë angazhuar 40 % e njerëzve që janë në uniformë.
Avionët kanë fluturuar 143 orë, kanë kryer detyra jashtë angazhimeve ushtarake. Falënderim i veçantë për forcat ushtarake për angazhimin maksimal. I bëj thirrje qytetarëve për të dhënë kontribut për të ndihmuar në përballimin e situatës, por edhe të mos e provokuar atë. Aksioni për shuarjen e zjarreve ka kushtuar mbi 30 mln lekë të reja, lekë të taksapaguesve.