Ora News - DASH: Terrorizmi iranian ka mbërritur në Shqipëri

Ora News Lajme 2017-08-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Terrorizmin në vitin 2016, vëren se terrorizmi iranian ka mbërritur në Shqipëri. Irani është përpjekur të infiltrohet në vend përmes organizatave kulturore dhe bamirëse teksa Shqipëria konsiderohet si pikëmbështetje në kontinentin europian. Raporti i DASH vlerëson se mbarë komuniteti ndërkombëtar duhet të tregohet vigjilent ndaj këtij kërcënimi.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi Raportin mbi Terrorizmin e Shteteve për vitin 2016, ku bie në sy edhe përmendja e Shqipërisë, jo si një vend mbështetës, por si një vend i shënjestruar nga terrorizmi.
Sipas këtij raporti, vendi ynë kërcënohet nga terrorizmi iranian, që e sheh Shqipërinë si një pikëmbështetje në kontinentin europian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dash-terrorizmi-iranian-ka-mberritur-ne-shqiperi/

Share This Video


Download

  
Report form