Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm përgjatë muajit Korrik dhe fillimit të Gushtit në Shqipëri kanë hyrë rreth 26 mijë persona nga Porti i Vlorës.
Të dhënat konfirmohen nga shefi i marketingut në këtë port, Nestor Gavani i cili bën të ditur se rreth 30% e qytetarëve janë shtetas të huaj, kryesisht nga Italia, Zvicra dhe Bullgaria. Për të përballuar fluksin porti i Vlorës ka shtuar sportelet, në dispozcion janë 9 sportele nga katër të tilla.
Nestor Gavani: ?Porti i Vlorës ka marrë masa për përballimin e fluksit duke rritur numrin e punonjësve, sigurinë për të gjitha degët përkatëse. Drejtoria e portit ka punuar me 9 sportele për përballimin e të gjithë këtij fluksi.?
Ndërkohë vetëm përgjatë këtij muaji janë regjistruar 9000 shtetas që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa Gavani thotë se fluksi i qytetarëve pritet të kulmoj më datën 15 gusht
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fluks-ne-portin-e-vlores-25-mije-persona-hyjne-ne-shqiperi/