Report TV - Karburantet në Tiranë jashtë kontrollit, nis aksion për bllokimet

Report TV 2017-08-10

Views 1

Më shumë se 170 subjekte tregtare shesin karburant pa licencë në kryeqytet. Pavarësisht se ndryshimet ligjore janë ashpërsuar që prej vitit 2015, aktualisht vetëm 3 subjekte kanë aplikuar për t?u pajisur me licencë, madje edhe këto të treja me dokumentacion të paplotë.

Bashkia e Tiranës nisi sot aksionin e kontrollin nëpër pikat e karburanteve dhe paralajmëroi bllokimin e kujtdo që nuk paguan taksat dhe s?merr licencën.

Aksioni do të përfshijë të gjitha pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës dhe vajrave lubrifikante që përdoren nga konsumatorët.

Nën monitorim do të jenë edhe ato subjekte që kanë formuar xhepa për makinat përgjatë rrugës, të cilat bëhen herë pas herë burim aksidenti. Për to do të ketë një studim urbanistik rast pas rasti për nivelin e rrezikshmërisë.

Share This Video


Download

  
Report form