Bashkia nis aksionin për karburantet pa licencë

RTV KLAN 2017-08-10

Views 4

Tre pika karburanti janë mbyllur dhe 170 të tjera janë në rrezik. Kjo pasi ato nuk kanë aplikuar për t?u pajisur me licencë nga Bashkia e Tiranës, e me pas të shlyejnë taksat. Aksioni është ndjekur nga afër nga nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, i cili u shpreh se do të lejohen të qëndrojnë hapur ata që nuk zbatojnë ligjin.

Nënkryetari i Bashkisë u shpreh se bizneset kanë patur kohën e mjaftueshme ndaj apeloi që të aplikojnë për licencim dhe të paguajnë detyrimet, sepse asnjë s?do tolerohet.

Duke u ndalur në numrin e pikave të karburantit, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet, që në jo pak raste kanë krijuar probleme edhe me sigurinë, Mazniku tha se do të shqyrtohen rast pas rasti edhe nga ana urbanistike.

Share This Video


Download

  
Report form