Report TV - Zjarri në Qafë Muzinë, pranë aksit nacional dhe një karburanti

Report TV 2017-08-10

Views 0

Një zjarr i madh ka rënë në Qafë Muzinë, në Gjirokastër mesditën e kësaj të enjte.

Flakët kanë rrezikuar rrugën nacionale, një karburant, dy stane bagëtish dhe një stan me bletë. Mësohet se zjarri vijon të përhapet për shkak të erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve.

Policia dhe zjarrëfiksja e Gjirokastrës po punojnë për të normalizuar situatën. Ndonëse puna e tyre vështirësohet për shkak të terrenit të thyer malor.

Share This Video


Download

  
Report form