Një person është shpallur në kërkim nga policia në Durrës, pasi gjatë një operacioni antidrogë i koduar ?Mbrëmja?, iu gjetën në banesë 447.5 garmë heroinë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e B.K, në Shijak u konstatuan dhe sekuestruan 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, një peshore mekanike dhe një peshore elektronike, një thikë me gjatësi 27 cm dhe 124 copë fishekë model 56.
Poseduesi i heroinës nuk u gjet në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tij.