Situata e zjarreve në zonën e Mallakastrës paraqitet e trishtë, masive të tëra me pyje tashmë janë shkrumbuar.
Ndërkohë zjarrfikësit po luftojnë me flakët, por me mjete rrethanore pasi iu mungojnë të gjitha mjetet logjistike, duke u nisur që nga veshjet e deri tek mjetet për fikjen e zjarreve.
Të vetmen shpresë që kanë banorët e kësaj zone është rënia e ndonjë pike shiu, pasi mundësia që zjarri të fiket nga dora e njerit thuajse është zero. Terreni i thyer e bën të pamundur futjen e zjarrfikësve, ndërkaq dhjetëra banesa që ndodhen në zemër të zjarrit, pronarëve të tyre iu është shuar shpresat qe ato mund të shpetohe.
Pamjet tregojnë qartë se me çfarë po lufojnë zjarrfikësit, të vetmet mjete që ata kanë në duar janë disa degë pemësh, të cilat herë pas here marrin flakë duke iu rrezikuar edhe jetet e tyre. SItuata paraqitet e njëjtë edhe në zonat e tjera, në Dropull, konkretisht në fshatin Goricë dhjetëra hektarë shkurre janë djegur, zjarret i janë afruar shtëpive, ndërkohë që zjarrfikësit edhe në Qarkun e Gjirokastrës janë në të njëjtin standard si në të gjithë vendin.