Një këmbësor është aksidentuar për vdekje nga makina e deputetit të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi. Burime nga policia konfirmojnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën Durrës - Tiranë në zonën e Vorës rreth orës 04:51.
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi po drejtonte makinën tip "Mercedes-Benz" me targa AA 002 CY kur përplasi për vdekje këmbësorin 54-vjeçar me iniciale S.S.
Mësohet se deputeti i PDIU u paraqit vet në komisariatin e policisë rreth 10 minuta pas aksidentit. Burimet policore sqarojnë se këmbësori kishte zbritur nga një furgon që lëvizte në të njëjtin sens rrugor, Durrës ? Tiranë. Në këtë moment, ai ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, por është përplasur nga makina e deputetit Rakipi.
Ky i fundit, pasi u paraqit vet në komisariatin Nr.2 ku dhe ndodhet aktualisht, iu bë testi i alkoolit dhe gjithçka u filmua nga kamerat e trupit të efektivëve. Policia thotë se testi i alkoolit rezultoi negativ. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet nga prokurori për të zbardhur tërësisht ngjarjen. /tvklan.al