Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Kreshpan të Fierit.
Zjarri ka përfshirë kodrat e këtij fshati, ndërsa nga flakët po digjen ullinj e shkurre.
Sipas shefit operacional te zonës, Zija Hyka, gjendja është alarmante, dhe po punohet në kushte mjaft të vështira.
Sipas tij edhe pse tereni është i vështirë, po bëhen përpjekje maksimale për të shuar zjarrin.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por puna e tyre pengohet nga era, e cila ndihmon edhe në përhapjen e zjarrit.