http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte koha kur komentet e thirrjet për t?iu bashkangjitur një lëvizjeje nuk bëheshin me Facebook, apo ndonjë rrjet tjetër social. Mënyra e vetme ishte trakti. E një e ekspozitë plot me të tilla është çelur në kryeqytet.
Vitet e para traktet shkruheshin e vizatoheshin me dorë. Edhe pse pa ndonjë nivel të lartë artistik, sipas Klodian Lucës, që është një njohës i mirë i artit figurativ, ato kanë në thelb një lloj ideali që edhe sot përcjell shumë vizualisht.
Këto trakte që mbajnë në vulat e tyre vitet e një Shqipërie në luftë me të tjerët, por edhe në luftë me veten, nuk përcjell vetëm trakte të luftës nacionalçlirimtare, por edhe trakte si kjo këtu ku gjermanët u kërkojnë tregtarëve të Korçës të mos rrisin çmimet, për vetë popullin e tyre.
Edhe pse në dhomën e vogël të një vile ku gëlon arti, pak pas pazarit të ri, Luca tregon se interesi për dokumente origjinale si këto është i madh, ndaj edhe para se të largohemi na zbulon se ekspozita e radhës do të jetë ajo me fletërrufe.