Mbyllja e rezervuarit të fshatit, Bilçe në Berat prej dy muajsh ka sjellë tharjen e tokave si mungesë e vaditjes.
Banorët e fshatit ditën e sotme protestuan përpara bashkisë së Beratit, e cila nuk lejon hapjen e ujit dhe vaditjen e tokave.
Rezervuari që është mbyllur prej 1-muaji përdorej për vaditjen e tokave bujqësore të 3 fshatrave: Bilçë,Drobonik dhe Zhitom por prej 1-muaji ai po shfrytëzohet privatisht si rezervat peshku nga një individ i vetëm,banor i këtij fshati,që nuk lejon më hapjen e tij për vaditje.
Kryeplaku i fshatit Bilçë,Agron Çuçeni shprehet se,Bilça ka 180 ha tokë fushë dhe qindra rrënjë ullinj,që po thahen sepse nuk është vaditur as 40% e tokave bujqësore dhe kjo po i çon drejt falimentimit banorët e zonës që ushqejnë familjet e tyre vetëm duke shitur prodhimet bujqësore në treg.
Gjithashtu banorët shprehen se janë kërcënuar nga policia e shtetit, për të mos u afruar rezervuarit.
Menaxhuesi i rezervuarit Sabri Bego,shprehet se,për shkak të miqësisë së Drejtorit të Ujërave me peshkatarët,ujësjellësi është privatizuar nga një person që rezulton të jetë kushëriri i tij.