Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një zjarr masiv në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë në Korçë ka vënë në rrezik masivin pyjor në këtë territor.
Terreni i thyer dhe pamundësia për të ndërhyrë më zjarrfikëse ka bërë që drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile t?i kërkojë kompanisë ?VIVA Helikopters? dërgimin urgjent të një helikopteri për të shuar zjarrin.
Në shkresën që Emergjencat i dërgojnë VIVA-s thuhet se zjarri ka rënë në vendin e quajtur ?Përroi i Qershisë? mes fshatrave Lekas e Voskopojë dhe ka përhapje në një sipërfaqe të madhe, duke rrezikuar kështu të gjithë zonën pyjore.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit, operacionet e VIVA-s përkrah Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile janë përqendruar në Rrogozhinë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zjarri-rrezikon-djegien-e-masivit-pyjor-mes-fshatit-lekas-dhe-voskopoje/