Rama uron ministrat teknik: Suksese në jetë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-18

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyra e kryeministrit Edi Rama ka reaguar menjëherë pas qëndrimit të PD-së për raportin e ministrave teknikë. Duke komentuar dokumentin e tyre kreu i qeverisë e ka cilësuar atë si krejtësisht politik.

Më tej Rama është kujdesur ti falenderojë ata për punën e bërë, ndonëse, sikurse thekson ai, ?në fund u mbytën në lugën e ujit te politikes?.

Në mbyllje të reagimit të tij kreu i qeverisë i ka uruar ministrave te dorëhequr ?shëndet e suksese te mëtejshme ne jete!?.

Ja komenti i plotë i zyres se zotit Rama:

Duke i falenderuar ministrat teknike te Partisë Demokratike për kontributin e dhënë dhe posaçërisht zëvendëskryeministren për rolin konstruktiv e për nivelin profesional ne drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me te ashtuquajturin material përmbledhës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit te burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike te administratës shtetërore, gjate procesit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit te Shqipërisë për vitin 2017.

Raporti ne fjale fatkeqësisht komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka te mire u ndërtua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës ne fjale.

Sidoqoftë, kryeministri i falënderon ministrat teknike për gjithçka te mire bene apo u përpoqën te bënin gjate mandatit te tyre te posaçëm.

Duke u shprehur mirëkuptimin e tij te plote, qofte për disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte për mbytjen ne fund fare ne lugën e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve te dorëhequr shëndet e suksese te mëtejshme ne jete!

Share This Video


Download

  
Report form