Një zjarr ka rënë në kodrat e Levanit në Fier.
Zjarri është shumë pranë rrugës nacionale Levan-Fier.
Terreni ku ka rënë zjarri është shumë i vështirë, çka e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrëfikësëve, të cilat kanë mbërritur nga Fieri për të shuar flakët.
Mësohet se zjarri ka djegur shkurre dhe ullinj.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.