Report TV - Festa në malin e Tomorrit, ​policia përplaset me pelegrinët

Report TV 2017-08-29

Views 3

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i cili konsiderohet i shenjtë pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Por familja e një pelegrini është përplasur me policinë, pasi vendi që ata kishin zgjedhur për të vendosur çadrën e tyre, ishte një vend grumbullim i caktuar për hedhjen e mbetjeve të kafshëve që bëhen kurban me rastin e festës.

Sipas pelegrinëve, ata janë dhunuar nga policia pasi kanë kundërshtuar të largohen.

Festa e shenjtë e Bektashinjve organizohet nga data 20-25 gusht, dhe mbledh çdo vit pelegrinë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga bota.

Share This Video


Download

  
Report form