Report TV - Hajnaj për kthimin e vizave: s'ka pasur ankesa nga Holanda

Report TV 2017-10-24

Views 1

Drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj thotë se nuk ka pasur ankesa nga shteti holandez për rikthimin e vizave në hapësirën ?Shengen?.

?Deri më tani, Policia Holandeze apo dhe qeveria e Holandës, nuk ka shprehur asnjë shqetësim rreth shtetasve shqiptarë që udhëtojnë në këtë vend apo dhe që qëndrojnë përkohësisht në kushtet e Shengenit?, është shprehur Hajnaj.

Hajnaj i ka bërë këto komente gjatë një inspektimi që ka kryer mesditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa ka shprehur interes për respektimin e rregullave të reja të vendosura me urdhër të kreut të Policisë Shqiptare Haki Çako, ndaj shtetasve shqiptarë për të qarkulluar në hapësirën ?Shengen?.

Këto rregulla, kanë për synim, reduktimin e lëvizjeve në Shengen ku për disa shtete, shqiptarët janë shndërruar në problematikë.

Gjithashtu Hajnaj ka folur edhe për sa i përket radhëve të gjata në kufijtë tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të cilën është shprehur se është pala greke ajo që ka shkaktuar vonesa.

Share This Video


Download

  
Report form