Rikthimi i spektatorit në kinema

RTV KLAN 2017-10-24

Views 2

Spektatori i kinemasë nuk është ai që çdo regjisor shqiptar apo organizator i festivaleve të filmit që zhvillohen në vendin tonë do të dëshironte të ishte.

Pavarësisht kësaj, përpjekja për t?i rikthyer njerëzit te magjia e artit të shtatë ende vazhdon. Një shembull i tillë është edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit ?Dea Open Air?. Ashtu si në të parin edhe në edicionin e katërt, krijuesi dhe drejtuesi i tij, Edmond Topi, gjithçka kërkon është vetëm mbushja me spektatore e kinemasë.

Në funksion të spektatorit organizatorët sjellin programin, jashtë konkurrimit, ?Miqtë e kinemasë?.

Nga viti i parë i konkurrimit numri i konkurruesve të huaj është në rritje. E kundërta ndodh me produktin shqiptar. Përfaqësimi në të dyja kategoritë, të filmit të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, është i vogël.

Nga e Diela, kinema ?Limani? dhe ?Bougainville? do të jenë dy stacionet e takimit të spektatorit me filmat konkurrues në ?Festivalin e Filmit Dea? në Sarandë. /Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form