Bashkia e Kukësit i është drejtuar vlerave të saj kulturore dhe historike në funksion të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit turistik të zonës.Ne bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë, ka nisur një projekt për risjelljen në një formë të vlefshme të Kalasë dhe Qytezës Antike të Pecës,e cila shtrihet në 12 mijë metra katrorë.
?Është një kala me një histori shumë të vjetër, që përgjithsisht edhe vetë e kuksianët thjesht e kanë bërë si një kodër, por ne duhet t?u tregojmë të gjithëve se këtu ka një trashëgimi kulturore shumë të pasur me një investim 4 vjeçar, por me shumë modeste. Kemi operuar edhe me ambasadorë të huaj, po shikojmë për gjetjen e mundësisë për të bërë rrugën që të sjell këtu?, u shpreh kreu i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu.
Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Luan Perzhita i cili kryeson këtë projekt të Bashkisë Kukës thotë se Kalaja e Pecës ka vlera të jashtëzakonshme për sa i takon origjinës dhe emrit të vjetër të vetë qytetit të Kukësit .Sipas Përzhitës, është një shembull i rëndësishëm vlerash që identifikon qytetërimet e hershme e me kulminacion Perandorinë e Justinianit, i cili ndërtoi edhe një kishë brenda Kalasë së Pecës.