http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bie interesi i te rinjve për shkollat e larta ne Shqipëri. Rreth 8 mije maturante kane aplikuar në Universitetet jashtë vendit, ndërsa kërkesat e maturanteve per Fakultetet tona janë me te ulëta se pranimet. Për vitin e ri akademik janë miratuar 32 mije e 200 kuota për studentet e rinj, ndërsa numri i aplikuesve është 25 mije e 800. Zv/Ministri i Arsimit, Gerti Janaqi, deklaroi se te gjitha te dhënat e kandidateve aplikues per shkollat e larta publike dhe private, u janë dërguar shkollave te larta publike dhe private. Ne datën 28 dhe 29 gusht, Universitetet do te bëjnë shpalljen e fituesve te raundit te pare, për te vijuar me pas lëvizjet e vijës se kuqe për plotësimin e kuotave. Sipas te dhënave te Ministrisë se Arsimit, Universiteti me i kërkuar ne rang vendit është ai i Tiranës, ndërsa dega me fluksin me te madh te aplikuesve është Administrim Biznesi ne Fakultetin e Ekonomisë, e ndjekur nga Drejtësia dhe Psikologjia.