Ditën e diel në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama do të shpallë qeverinë e re të vendit pas fitores së zgjedhjeve në 25 qershor.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Rama gjatë një takimi me ambasadorët e Shqipërisë në botë, të cilëve u bëri një ?dush të ftohtë?.
Struktura e re e qeverisjes, do të shoqërohet me emra të rinj ministrash dhe ndryshime në kabinetin ?Rama 2?.
Pas kritikave të ashpra ndaj ambasadorëve, Rama paralajmëroi shkarkime dhe një përmbysje rrënjësore në Ministrinë e Jashtme, e cila do të fillojë me një ministër të ri.
Rama: Do të ketë një ministër të ri të Jashtëm
Kryeministri foli gjatë fjalës së tij për një ministër të ri në Ministrinë e Jashtme duke lënë të nënkuptohet se Bushati nuk do të jetë në krye të diplomacisë shqiptare në mandatin e dytë.
"Pas shpalljes së qeverisë së re ditën e diel, do i kërkoj ministrit të ri një takim për një diskutim të brendshëm në funksion të rolit që duhet të marrë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit" tha Rama.