Ndërtime pa leje, shkarkohet shefi i policisë

RTV KLAN 2017-10-24

Views 65

Ky është lokali i cili sipas policisë po ndërtohej pa leje, i cili u bë shkak për furtunën në komisariatin nr.2, në kryeqytet.

Vetëm pak ditë pas paralajmërimit të Kreut të Policisë së Shtetit për neglizhencë në punën e ndërtimeve pa leje nga strukturat bazë të policisë, shefi i komisariatit nr.2, Ylli Doda, u shkarkua nga detyra.

Një agjent i policisë kriminale të këtij komisariati, Roland Skënderi u arrestua në flagrancë për ndërtim pa leje. Bashkë me të u arrestua edhe specialisti i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, Shyqyri Gega. Shefi i policimit në komunitet, inspektori i policisë kriminale dhe ai i rendit u shkarkuan nga detyra dhe ndaj tyre nisi procedimi disiplinor.

Shkak për furtunën në komisariatin nr.2, është bërë një ndërtim pa leje nga vëllai i agjentit të Krimeve Roland Skënderi në rrugën ?Muahmet Gjollesha?.

Hetimet nisën pas një ankese në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, për punimet që kryheshin në këtë lokal nga një grup personash. Për këtë shkak fillimisht është njoftuar Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit të Bashkisë së Tiranës të cilët kanë marrë masa për prishjen e punimeve. Këto të fundit po kryheshin nga Roland Skënderi dhe vëllai i tij. Për këtë shkak Skënderi u arrestua bashkë me specialistin e Bashkisë Shyqyri Gega, ndërsa furtuna shkoi deri në majën e komisariatit nr.2. /Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form