Nuredin Sadikaj mjek shqiptar, që ushtron profesionin në Itali, i ka dhuruar një autoambulancë Spitalit ?Et'hem Kapllanaj? në Cakran.
I larguar prej shume vitesh ne emigracion, ai shërben në një nga spitalet me emër në Milano dhe në bashkëpunim me kryqin e bardhë, në këtë rajon, arriti të siguronte një autoambulancë të pajisur me të gjithë aksesorët e ndihmës së specializuar mjekësore të cilin, e dhuroi në Cakran.
Nuredin Sadikaj së bashku me bashkëshorten Natashën kanë shërbyer në qendrën shëndetësore Cakran për një periudhë të gjatë kohe, duke u njohur mirë edhe me mungesat e saj.
Dhjetra banorë të zonës, bluza të bardha dhe ish kolegë të mjekut human Nuredin Sadikaj, nderuan dhe mirëpritën këtë dhuratë.