Viti i ri shkollor do t?i gjejë të gjitha institucionet shkollore të Kukësit të rehabilituara. Bashkia e Kukësit, me të ardhurat e saj, prej disa javësh ka nisur ndërhyrjet në infrastrukturën e objekteve arsimore për shkak jo vetëm të plaçkitjeve gjatë muajve të verës, por edhe dëmtimit të xhamave të dritareve apo terreneve sportive.