http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra persona janë evakuuar nga Teksasi, për shkak të erërave të forta dhe shiut që ka sjellë uragani Harvey. Stuhia e kategorisë së katërt pritet të jetë më e forta që godet Teksasin në 12 vitet e fundit. Deri më tani, shpejtësia e erërave arrin në 200 km për ore dhe po godet zonat bregdetare. Më shumë se 200 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet i bëjnë thirrje banorëve të mbetur të largohen menjëherë për t?i shpëtuar uraganit dhe përmbytjeve. Deri më tani raportohet se vetëm disa të moshuar në një qendër azili nuk kanë mundur të largohen. Çatia e godinës së tyre është shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në përpjekje për t?i shpëtuar. Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa guvernatori i Teksasit, ka paralajmëruar përmbytje rekord në zona të caktuara. Qendra Kombëtare e Uraganeve parashikon se gjatë ditëve në vazhdim niveli i detit pritet të rritet me 4 metra. Ata paralajmërojnë se zona e Hjustonit rrezikohet nga përmbytjet vdekjeprurëse.