Një ditë pas zbulimit në Rinas të një pakoje me pjesë ?Kallashnikovi?, që pritej të nisej drejt Londrës, Policia e Shtetit ka përgatitur një informacion të detajuar për homologët e saj anglezë të ?Scotland Yard?. Në letër porosi kërkohet te zbardhen detaje mbi adresa e e mbërritjes së dërgesës në Londër dhe emrin e pritësit.
Hetuesit dyshojnë se identiteti eshte i falsifikuar. Pakoja postare mban si emër dërguesi atë të një burri emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Për të identifikuar këtë të fundit hetuesit po ndjekin dy rrugë.
Së pari pritet të kqyren kamerat e sigurisë së filialit të postës përkatëse në Durrës, nga ku janë nisur objektet të fshehura në një kuti postare si dhurata. Po ashtu edhe kamerat e disa bizneseve të zonës, do te jene objekt këqyrjeje nga ekspertët e policisë.
Burime nga policia thanë për televizionin ?Klan?, se sekuestrimi i kamerave pritet të kryhet gjatë ditë së shtunë. Por ekzaminimi dhe kqyrja e tyre do të kërkojë kohë deri në identifikimin e dërguesit.
Specialistë të hetimit të Policisë së Shtetit e cilësojnë të nxituar veprimin e punonjësve të sigurisë së aeroportit të Rinasit për të hapur pakon. Kjo sipas tyre, pengoi organizimin e një dorëzimi të kontrolluar në Angli, çka mund të kishte bërë edhe në identifikimin e personave që prisnin pakon në këtë vend. Tv Klan