Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zjarret e rëna në fshatin Skuraj të Milotit kanë vënë në rrezik këtë të shtunë linjat e tensionit të lartë dhe ato të interkonjeksionit.
Menjëherë pas dhënies së alarmit, kanë ndërhyrë helikopterët e kompanisë VIVA.
Stafi gjerman me një eksperiencë të gjatë në këto operacione ka nisur menjëherë punën duke vënë nën kontroll flakët dhe duke eliminuar rrezikun.
Më pas puna ka vijuar për të kufizuar sipërfaqen ku flakët ishin aktive, për të bërë të mundur më pas dhe ndërhyrjen e zjarrëfikësve për të shuar flakët.
Po ashtu paraditen e kësaj të diele, zjarri masiv pranë fshatit Karmë të Pukës ka vendosur në vështirësi forcat zjarrfikëse dhe shërbimin pyjor që nuk kanë mundur të lokalizojnë flakët.
Për këtë arsye, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e helikopterëve VIVA të cilët kanë mbaruar misionin e tyre në Martanesh dhe i janë drejtuar Pukës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/viva-shpeton-nga-djegia-linjat-e-tensionit-te-larte-dhe-interkonjeksionin/