Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zjarri që nisi rreth orës 11 të së dielës u përhap me shpejtësi në kodrat e Kolonjës në Lushnje, ku ndodhet edhe Ardenica.
Zjarrit nuk iu kushtuar rëndësi fillimisht pasi po digjej një parcelë me mbetje të thata, por ndihmuar nga era e fortë zjarri ka djegur mijëra pisha në pyllin e Kolonjës dhe i është afruar antenave të transmetimit si dhe banesave dhe lokaleve të shërbimit. Emergjencat civile kanë nisur zjarrfikës dhe ushtarë në ndihmë ndërsa janë vendosur në gatishmëri helikopterët VIVA, që të thirrur nga Emergjencat Civile kanë punuar me intensitet për shuarjen e flakëve.
Për shkak të mungesës së rrugës, shërbimi i zjarrfikësve nuk ka mundur të mbërrijë në vatrën e zjarrit dhe në ndihmë ka ardhur helikopteri VIVA që ka punuar për izolimin e flakëve. Helikopteri ka ardhur në ndihmë të banorëve që me mjete rrethanore janë munduar të mbrojnë banesat në afërsi të vatrës së zjarrit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lushnje-zjarri-ne-ardenice-nderhyn-helikopteri-viva/