http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjashtë anëtarë trafikantë të drogave të forta në Tiranë u kapën nga policia në dy operacione të koduara ?Biss? dhe ?Tranter?.
Gjatë ndërhyrjes në pranga ranë Genci Huta, 46 vjeç, Denis Yzo, 37 si dhe dy 30 vjecarët , Gentjan Dikollari, dhe Anxhelin Gega.
Ata u kapën në rrugën ?Kongresi i Manastirit?, në një makinë fuoristradë, ndërsa në pjesën e këmbëve të pasagjerit iu gjetën 50 gramë kokainë.
Në operacionin ?Tranter?, forca e posaçme operacionale arrestoi dy shpërndarësit e tjerë Dritan Toskën dhe Vladimir Ademin.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre dhe në një makinë tip ?Audi? u gjetën 50 gramë të tjera kokainë.
Krahas kësaj policia sekuestroi dhe 1100 dollarë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, 52 mijë lekë, fishekë pistolete, si dhe peshore për kokainën.