Ora News – Shoqata e Transportit në protestë: Po konukrrohemi në mënyrë të pandershme

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka protestuar para Ministrisë së Transporteve duke kundërshtuar dhënien e licencave, të cilat sipas tyre janë të paligjshme dhe nxisin konkurrencën e pandershme. Kreu i shoqatës Kujtim Mema, tha se janë dhënë 82 licenca paralele për linjën Elbasan-Tiranë. Ministria e Transportit reagoi për protestën ndërsa tha se pretendimet janë të pabaza dhe spekulative.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit ndërqytetas protestuan para Minsitrisë së Transporteve, duke denoncuar atë që ata e quajn ?Pazar? me me licencat për linjën Elbasan- Tiranë. Kryetari i shqatës Kujtim Mema, foli për konkurrencë të pandershme ndërsa tha se janë dhënë 82 licenca paralele që bëjnë këtë rrugë në të njëtat orare.
Kujtim Mema: Dy licenca të njëjta Ministria e Transporteve i jep orare të njëjta, Tiranë-Elbasan dy operatorë. Më e tmerrshme është që operatori që ka linjën Tiranë-Elbasan është biznesmeni që do të monopolizojë linjën së bashku me kryetarin e bashkisë së Elbasanit.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, reagoi për pretendimet e shoqatës duke theksuar se pretendimet janë të pabaza dhe spekulative. Ministria sqaron se për procesin e hartimit të rrjetit të transportit ndërqytetas, është marrë mendimi edhe i shoqatës që organizoi protestën, ndërsa i bën thirrje operatorve të transportit që të operojnë në përputhje me kushtet e liçensave dhe të mos abuzojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqata-e-transportit-ne-proteste-po-konukrrohemi-ne-menyre-te-pandershme/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS