Report TV - Kavajë, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pranga 35-vjeçarit

Report TV 2017-10-24

Views 6

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga Xhaferr Kita i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale ?Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.

Mësohet se 35-vjeçari është arrestuar në banesën e tij në fshatin Kryemëdhej të Kavajës.

Ndalimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në datë 26.04.2016, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano (Itali ) me vendimin e datës 01.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg për veprën penale"Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike & substancave psikotrope", parashikuar nga nenet 110 të Kodit penal italian dhe nenet 73 paragrafi 1 i ligjit 309/1990.

Share This Video


Download

  
Report form