Metodologjia dhe tarifat për veprat e mbrojtura nga ligji i autorit nga Sporteli Unik- përfaqësuesi i Agjencive për të drejtat e Autorit- do të aplikohet edhe për çdo lokal të mundshëm, që sipas vendimit të miratuar nga Ministria e Kulturës përmblidhen me emërtimin ?VENDET KU KONSUMOHEN USHQIME DHE/OSE PIJE?, ku ndikimi i veprës së mbrojtur është thelbësor ose dytësor për zhvillimin e aktivitetit tregtar.
Të gjithë subjektet përdoruese do të paguajnë në varësi të kategorive dhe orareve të ushtrimit të aktivitetit.
Tipologjia e aktivitetit është ndarë në 4 kategori: Në kategorinë e I përfshihen Pub-e, Disko-Clubs, Karaoke, Taverna, Bar i Hotelit, dhe të tjera të ngjashme me to;
Në kategorinë e II përfshihen Restorantet, Bar-Caffe, Bufe, Pastiçeri, Bistro, Piceri, Zgarat, Ëine Bar dhe të tjera aktivitete të ngjashme me to;
Në kategorinë e III përfshihen Fastfood, si dhe vende të tjera ku nuk shërbehen pije alkoolike.