Report TV - Ismail Kadare botohet ne Serbi botuesit: Eshte shkrimtar universal

Report TV 2017-10-24

Views 4

Shtëpia botuese Samizdat B92 në Serbi ka botuar gjatë këtyre ditëve librin më të ri të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare me tregime të shkurtra, që titullohet ?Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit?.

Libri që ka rreth 150 faqe është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi me të njëjtin titull.

Botimi në serbisht i ?Brilanteve? është një përmbledhje e tregimeve 11 tregimeve dhe novelave.

Këtu fillojnë me shkrimet e tij të hershme që na sjellin përsëri në largësinë e vitit 1953, kur Kadare ishte 17 vjeç, në fillesat e pjekurisë së krijimtarisë deri në vitin 2008, kur ai përfundoi këtë koleksion, shkruan botuesi serb Samizdad B92, duke theksuar se ?mes tyre ka nga ato që nuk janë botuar kurrë më parë, por edhe nga ato që janë botuar në variantin e tyre të parë?

Disa prej tregimeve janë ndryshuar për t?u përshtatur gjatë regjimit shqiptar në kohën kur shkruante Kadare, komentojnë botuesit.

Share This Video


Download

  
Report form