Report TV - Urdhrat e mbrojtjes, 433 raste pushohen nga Gjykata e Tiranës

Report TV 2017-10-24

Views 5

Kërkesa për të marrë urdhër mbrojtjeje është rritur vitet e fundit. Vetëm për periudhen janar ? gusht 2017, nga të dhënat e marra nga Gjykata e Tiranës janë 673 urdhra mbrojtjeje të depozituara, prej të cilave 137 janë pranuar, ndërsa 433 raste janë pushuar nga gjykata.

Sipas avokates Vjollca Pustina, kjo ndodh pasi palët nuk paraqiten në gjykatë pas denoncimit.

?Në fakt urdhrat e mbrojtjes nga viti në vit janë rritur. Rezulton që numri i kallëzimeve të mbërritura në Gjykatë është shumë i lartë dhe marrja e urdhrave të mbrojtjes nga Gjykata me vendim është shumë i vogël. Kjo vjen sepse palët, në rastin konkret i dhunuari dhunuesi nuk paraqiten në Gjykatë dhe kjo e fundit në këto kushte e pushon çështjen,? u shpreh avokatja.

Sipas avokates Pustina, problem mbetet zbatimi i urdhërave të mbrojtjes, pasi numri i inspektorëve të policisë është i vogël përballë popullësisë që ata mbulojnë.

?Një inspektor që mbulon një zonë të caktuar ka nën juridikison rreth 6 mijë deri 22 mijë banorë. A mundet që një inspektor zone të mbulojë e kontrollojë kaq shumë njerëz. Duhet që organet e policisë të punojnë pak më shumë, te ketë të paktën të ketë pak më shumë inspektorë të zonave,?shton Pustina.

Share This Video


Download

  
Report form