http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të fundosur në ujëra, qytetet nënujore janë gjithnjë e më shumë misione arkeologjike që tërheqin vëmendje. Ato rrëfejnë përmes pamjeve të jashtëzakonshme, jo vetëm për forcën e njeriut për të ndërtuar, por edhe fuqinë e natyrës për të ruajtur edhe qytetërime 1700-vjeçare si ky që arkeologët italianë kanë zbuluar në Tunizi.
Në qytetin e lashtë të Neapolisit, tanimë të njohur si brigjet e Tunizisë, u zbulua vendbanimi i lashtë romak. Për qytetin dihet shumë pak, sepse banorët e Neapolit u bashkuan me Carthage (nje koloni e madhe afrikane) në vend të Romës, gjatë Luftës së Pestë Punike, e cila shkatërroi përfundimisht qytetërimin rival dhe vuri territoret e saj nën kontrollin romak.
Neapolis besohet të jetë zhytur pas një cunami në shekullin e katërt pas Krishtit, i cili shkatërroi shumicën e tij, raporton ?The Independent? . Fatkeqësia natyrore dëmtoi rëndë asokohe edhe Aleksandrinë dhe ishullin grek të Kretës. Misioni arkeologjik i përbashkët tuniziano-italian ka nisur kërkimet për këtë qytet që në vitin 2010 e zbulimi i qindra sendeve të lashta në 20 hektarë vend ka grishur mediat në të gjithë botën.