Resorte turistike, kompani ndërtimi, vila, pallate, bar kafe, restorante, automjete luksoze, kompani bastes dhe zyra këmbimi valutorë do të kalojnë në sitën e krimit ekonomik për të verifikuar nëse janë krijuar apo jo me para të ligjshme.
ReportTv ka mësuar se prej të shtunës në terren ka nisur operacioni për goditjen e paligjshmërisë dhe në 12 qarqet e vëndit ky operacion kordinohet nga zv.drejtorët e qarqeve.
Policia e shtetit nis në terren operacionin për verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara.
Burime nga uniformat blu për ReportTv sqaruan se ku operacion ka nisur prej të shtunës në 12 qarqet e vëndit dhe nën drejtimin e tij janë zv.drejtuesit e policive.