http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryesia e LSI-së në prag të legjislaturës së re parlamentare, vendosi që grupi i saj parlamentar, do të zhvillojë një opozitë të fortë, kundër një qeverie, që sipas kryetares Monika Kryemadhi, ka dalë nga zgjedhje të deformuara. Ajo thotë në kuvendin e ri LSI ka një rol të madh, pasi pretendohet se përfaqëson zërin e shumicës së shqiptarëve.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, nënkryetari Luan Rama, i pyetur mbi qëndrimin e LSI-së mbi përbërjen e re të qeverisë dhe kandidaturën e Gramoz Ruçit, për kryeparlamentar, tha se gjithçka do bëhet e ditur në momentin e duhur. Por nënvizoi se janë bërë gati nisma, për ndëshkueshmërinë e të gjithë atyre që shkelin ligjin. Në mbledhjen kryesisë së LSI-së, u vendos zhvillimi i analizës së rezultatit të zgjedhje politike, si dhe nisja e riorganizimit të strukturave partiake.