Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në njësinë administrative Fan në Mirditë, 5 fshatra do të kenë një rrugë tërësisht të rikonstruktuar, falë një investimi prej 93 milionë lekësh të Bashkisë së Mirditës.
Projekti është financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve duke marrë në konsideratë për ndërhyrjen edhe potencialin turistik të zonës. Rruga, e cila do të vijojë drejt malit të Munellës që shquhet për vlerat natyrore, përshkon një zonë mjaft të pasur me resurse turistike dhe kjo pritet që të nxisë edhe investimet private në këtë sektor.
Kreu i Bashkisë, Ndrec Dedaj thotë se zonat me përparësi turizmin dhe që kanë fluks lëvizjesh janë në fokus të investimeve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mirdite-financohet-projekti-per-rrugen-qe-lidh-5-fshatra/