Ora News – Nikolla: Financimi i Akademisë së Shkencave do ishte bashkëfajësi

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lindita Nikolla, që pritet të zyratizojë detyrën e saj si ministre e Arsimit në një mandat të dytë, i konsideron zgjdhjet e kryesisë së Akademiksë së Shkencave vijmësi e kalbëzimit të këtij instutcioni. Nikolla, kërkon të japë më shumë sqarim në lidhje me qëndrimin e Ramës në rrjetet sociale në një ditë më parë; se mungesa e reformës dhe zgjedhjet farsë e çuan këtë institucion në ndërprjen e financimit.
Nikolla: ?Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj?.
Nikolla sqaron se kryeministri Rama ka kërkuar dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave, takime të mbajtur në maj 2016 por pa asnjë rezultat konkret.
Nikolla ?Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-financimi-i-akademise-se-shkencave-do-ishte-bashkefajesi/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS