Ora News – Asnjë të re nga avioni, mister vendndodhja e pilotit dhe deklarimet

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avioni italian, i cili ra pak ditë më parë në Ishëm duket se do të qëndrojnë gjatë në vendin ku është gjetur nga policia dhe prokuroria.
Organi i hetimit nuk ka përfunduar ende akte-ekspertimet teknike të mjetit.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije, se me kërkesë të prokurorisë, avioni po këqyret nga ekspertë teknikë të Albkontrollit dhe Aviacionit Civil.
Specialistët do të përcaktojnë nëse janë të vërteta deklarimet e bëra nga 69- vjeçari italian, piloti Guido Guidi se ka patur defekt në motor dhe për këtë arsye ka bërë ulje të detyruar.
Një tjetër dyshim që pritet të vërtetojnë ekspertët është nëse avioni ka kryer rënie të detyruar apo është rrëzuar gjatë ngritjes, një dyshim i hedhur nga hetuesit pasi kanë parë vendin e ngjarjes
Gjithashtu organi i akuzës është në pritje edhe të konfirmimeve nga pala italiane, kryesisht nga kompania e cila ka pronësi avionin, për kohën kur është nisur nga Italia dhe vendin nga është ngritur. Përgjigja pritet të mbërrijë përmes Interforcës të cilës i është kërkuar nga prokuroria shqiptare
Një tjetër verifikim që pritët të kqyret ka lidhje edhe për orën e saktë të uljes së avionit në zonën e Ishmit. Dyshimet janë se mjeti mund të jetë ulur në orën 2 ose 3 të mëngjesit ndërsa sipas deklarimeve të policisë avioni ka rënë në orën 8.45. të gjitha këto pritet të krijojnë një tablo të qartë të asaj që ka ndodhur apo që dyshohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/asnje-te-re-nga-avioni-mister-vendndodhja-e-pilotit-dhe-deklarimet/

Share This Video


Download

  
Report form