Ora News - Dita pa Makina, Veliaj: Trefishohet numri i atyre që kanë biçikletë

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedalim për të inkurajuar qytetarët të përdorin bicikletën- ishte mesazhi që përcollën dhjetra të rinj në ditën pa makina. Nismës ambejntaliste iu bashkia dhe kryebashkiaku Veliaj, i cili ndau me qytetarët edhe të dhënat e fundit të agjencisë së mjedisit për reduktimin e ndotjes në qytet.

Erion Veliaj: ?Të gjithë themi duam të bëhemi europianë dhe mendojmë që europianë na bën vetëm ai flamuri me fushë blu dhe yje të verdhë, por në fakt edhe sjellja prej europiani prej qytetarëve që përdorin transportin publik, biçikletat, që ecin, që pedalojnë, që vrapojnë është një sjellje e shëndetshme. Sot kemi disa lajme më të mira se sa vjet. Lajmi parë na erdhi dje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit , e cila në të gjithë qytetet e Shqipërisë ka parë një përkeqësim të situatës së ajrit, përveç Tiranës, ku ajri është përmirësuar me 15%, është trefishuar numri i njerëzve që kanë blerë apo përdorur një biçikletë. Sapo kemi miratuar një masterplan për të lëvizur me biçikleta në Tiranë, që mos kemi segmente të vetme si ky te Pallati i Kongreseve, apo te rruga Dritan Hoxha por një rrjet të tërë komunikimi. Propozimi që ka ardhur dhe nga kolegët hollandezë është që korsitë e biçikletave të jenë me ndarje fizike, sepse shumë shoferë janë emansipuar por jo të gjithë. Ka ende nga ata që uzurpojnë korsinë e biçikletave dhe nëse s?ka ndarje me koridor kalimi të mbrojtur ne s?mund të kemi një rezultat të prekshëm?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dita-pa-makina-veliaj-trefishohet-numri-i-atyre-qe-kane-biciklete/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS