Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edicioni i 11-të i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut sjell në krye të jurisë ambasadorin në detyrë të prezencës së OSBE në Tiranë Robert Wilton. Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Wilton tregon disa nga risitë e festivalit ndërsa ndalet të komentojë situatën e moszbatimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë. Sipas Wilton ky festival vjen me dy mesazhe që lidhen drejtëpërdrejtë me krizën e emigrantëve në Europë për të cilën thotë se barrierat e sigurisë nuk janë zgjidhje.
Në akademinë e Filmit Marubi celet të hënën edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar i filmit për të drejtat të njeriut. Në një interviste ekskluzive për Ora News, kryetari I jurisë që këtë herë është zgjedhur, ambasadori në detyrë i prezencës së OSBE Robert Wilton tregon detajet interesante të festivalit.
Wilton: Kemi filma nga tërë botën, nga SHBA, Kina, Afrika, Shqipëria pra kemi një larmi tepër të bukur. Nuk është hera e parë që kam qenë në festival, por ideja për mbikqyrje të festivalit ka qenë një mundësi e bukur. Kam shumë interes personal në film, si një mënyrë komunikimi mes njerëzve dhe profesionalisht kam interes për të drejtat e njeriut.
Kriza e emigrantëve që është shndërruar në problemin kryesor të botës sot, do të pasqyrohet edhe në filmat pjesëmarrës në këtë edicion të 11 të festivalit të filmit Marubi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/wilton-sfida-e-migracionit-zgjidhet-me-dyer-te-hapura-dhe-jo-me-mure/